Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga erdhi vaksina në Shqipëri? Beqaj: Doli nga fabrika e Pfizer në Gjermani

11:28 / January 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Beqaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në “Ditarin” në A2, Ilir Beqaj, deputet i Partisë Socialiste, foli për situatën e pandemisë në vend, por edhe për procesin e vaksinimit dhe dozat e para që kanë ardhur tashmë në Shqipëri.

“Jemi 10 muaj në pandemi të plotë. Bazuar në të dhënat, ku dy treguesit kryesore janë fatalitetet dhe rastet e deklaruara, Shqipëria është një nga vendet e prekura më pak në Europë. A është kjo meritë e qeverisë nuk mund ta them. Nuk kemi parë mbingarkesë të tejskajshme në spitale. Për fat të mirë, kemi filluar edhe procesin e vaksinimit. Për fat të mirë, vaksina e Pfizer i përballon edhe mutacionet e fundit. Megjithatë, ne sërish jemi përballë të panjohurës.

Beqaj u pyet edhe se nga ka ardhur vaksina në Shqipëri, ku konfirmoi vetëm se ajo ka dalë nga fabrika e Pfizer në Gjermani. Ndërkohë, ai theksoi se dozat e vaksinës ruhen në kushte optimale.

“Dihet se nga kanë ardhur, nga fabrika e Pfizer në Gjermani. Kjo është një gjë publike. Pfizer që do të furnizojë shumë shtete. Ka ardhur nga Gjermania në aeroportin e Rinasit dhe sot administrohet në kushte optimale. Me zinxhirin ftohës të administrimit të vaksinave, Shqipëria është e zonja prej 30 vjetësh. Vaksinat bëhen kudo.  

Ne na erdhën vaksinat. Unë besoj se përveç marrëdhënies kontraktuale që kemi me Pfizer, përveç se kemi paguar në nëntor te Covax, nuk është çudi që të na vijnë sërish, pasi ka vende europiane, të cilat me një lloj egoizmi, u bënë bashkë në BE për të marrë sa më shumë doza, por sot nuk i përdorin dot. Ka shtete që kanë teprica vaksinash, që pa dëmtuar shtetasit e tyre, mund t’ia japin vendeve si Shqipëria”, u shpreh Beqaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.