Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në Twitter kreut të PD-së Lulzim Basha, pasi ky i fundit deklaroi se njerëzit janë të përmbytur ndërsa kryeministri bën propagandë.
“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë”, shkruan Rama.
