Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndalohet një 31-vjeçar, dyshohet se strehoi 55 sirianët në Vlorë

15:43 / January 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sirianet 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 31-vjeçar, i identifikuar si Qazim Ismailaj, është ndaluar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka strehuar 55 klandestinët nga Lindja e Mesme, që u gjetën me gomone në lumin Vjosa disa ditë më parë.

31-vjeçari, nga fshati Trevllazër Vlorë, është ndaluar nga Policia ditën e djeshme vetëm pak ditë pas arrestimit të pronarit të hotelit në Tiranë, Fatos Dusha, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët sirianë në hotelin e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë.  Identifikohet, kapet dhe ndalohet një 31-vjeçar, i dyshuar si autori i dytë i kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta, në drejtim të Italisë.  Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi: Q. I., 31 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet rrugës detare në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021. Vijojnë intensivisht veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Disa ditë më parë, një gomone me 55 emigrantë në bord u shpëtua në mesnatë nga roja bregdetare shqiptare dhe italiane afër grykëderdhjes së lumit Vjosa. Sipas dëshmive të emigrantëve, gomonia u ça nga dallgët dhe për pasojë një pjesë e tyre, kryesisht nga Siria, Irani dhe Egjypti, morën djegie në lëkurë në pjesë të trupit nga benzina që përplasej nga presioni dallgëve.

Emigrantët kanë dëshmuar se paguan nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë tek skafistët, që u kishin premtuar se do t’i dërgonin në Itali me jaht. Duke përfituar nga errësira dhe ‘rrëmuja’ e shkaktuar, trafikatët e tyre janë larguar dhe ende nuk janë prangosur nga ana e Policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.