Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Foto që bëri histori gjatë luftës në Kosovë. Çfarë ka ndodhur me këtë grua sot ?

21:50 / February 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosovarja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fotografia e cila u shkrep na Bllacë të Maqedonisë,  u bë simbol i refugjatëve të Kosovës, gjatë vitit 1999. Në kolonën e mijëra njerëzve, që u detyruan të largoheshin me dhunë nga vendlindjet e tyre,   ndër ta ishte edhe Sherife Luta, nga fshati Ivajë i Kaçanikut, fotoja e së cilës kishte goditur botën. Sot, Sherifja jeton më bashkëshortin dhe fëmijët e saj në Kaçanik të vjetër.

Sherifja atë ditë, kur edhe është bërë ajo fotografi, e kujton edhe sot me të njëjtin emocion. “Viti 1999. Me 8 mars kemi dalë nga shtëpia pasi kishin filluar granatimet. Unë isha 22 vjeçare kur ja bashkëngjita karvanit. Ka qenë një ditë shumë e vështirë. Besa ka qenë shumë e vogël dhe ka qarë gjithë kohës. Nuk kemi pasur çfarë të hamë e pimë, vajza ka qëndruar tërë kohën në gji. Kam pasur edhe ndihmën e kunatës dhe babës”, rrëfen Sherife Luta.

Me kokën e mbështjellë me një shami të bardhë dhe me gjirin jashtë, duke ushqyer foshnjën e saj gjashtëmuajshe, Sherifja ishte bërë “Nëna nga fotoja e ballinave botërore”. “Ka pasur shumë kameramanë, por ata shëndetësonin rastet më të vështira. Fotografimi më është bërë në Bllacë, kanë dashur edhe një prononcim me zë, por unë nuk kam mundur sepse isha shumë e lodhur”, tregon më tej Sherife Luta.

Sherife Luta kishte marrë rrugën e vetme, pa bashkëshortin e saj Mirvat Luten, sepse ai ishte bashkuar UÇK-së, pa e ditur se ç’po ndodhte me familjen e tij, apo edhe më keq, pa e ditur nëse ata do të  ishin gjallë. “Unë nuk e kam ditur ku kanë shkuar. Në fillim kishin shkuar në Shkup, pastaj në Tetovë. Pas pas ditësh ka ardhur një bashkëluftëtar i imi dhe më ka thënë se i kam familjarët në Tetovë. Jam takuar me ta pas rreth gjashtë muajsh”, shprehet Mirvat Luta.

Vajza e cila ishte shfaqur në mediat botërore, në gjirin e nënës së saj, ishte vetëm gjashtë muajshe. Besiana sot është 20 vjeçe, dhe ka thënë se për atë fotografi , sot ka shumë emocione, sepse për të i kishin rrëfyer shumë prindërit e saj.

“Prindërit e mi më kanë treguar kur kam qenë në klasën e tretë. Sa herë e shoh këtë foto emocionohem. Nëna ime ka bërë shumë sakrificë për mua. Është një histori që i ka lënë Kosovës”, shprehet Besiana Luta. Ato ditë të vështira mbijetese, edhe pse kanë kaluar 20 vite pas, këta familjarë i kanë edhe sot shumë të freskëta në kujtime.

Bllace fotoja Kosovarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.