Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

CDC ngre alarmin: Varianti i ri i COVID-19 mund të bëhet dominues në SHBA

09:55 / January 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Covid 640x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Varianti i ri i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, deri në muajin mars, mund të shndërrohet në variantin dominues të virusit në Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Varianti, i njohur me emrin B.1.1.7, besohet se është dyfish më ngjitës sesa varianti aktual i virusit që është i përhapur në SHBA. Ky variant i ri është detektuar në 12 shtete amerikane dhe janë regjistruar 76 raste, por me gjasë është më i shpërndarë në SHBA sesa rastet e regjistruar deri më tani, tha CDC.

“Ne duam të ngrejmë alarmin”, tha zëvendësdrejtori i CDC-së për sëmundje ngjitëse, Jay Butler. Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se nëse ky variant përhapet me shpejtësi, do të rëndojë spitalet, tashmë të ngarkuara me pacientë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri. Megjithatë, nuk ka të dhënë se ky variant i ri shkakton sëmundje më të rëndë dhe mbajtja e maskave dhe masat e reja parandaluese aplikohen edhe për këtë variant, tha CDC. Shkencëtarët gjithashtu kanë shprehur bindjen se vaksinat që tashmë po administrohen kundër koronavirusit, janë efektive edhe ndaj këtij varianti.

Paralajmërimi i CDC-së vjen pasi numri i vde kjeve në botë nga COVID-19 kaloi shifrën e 2 milionëve dhe teksa fushata e vaksinimit në Evropë ka ngecur. Ndërkaq, në SHBA administrata në ardhje ka paralajmëruar për planet e saja për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit. Më 15 janar, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, u kalua shifra prej 2 milionë viktimave nga koronavirusi. SHBA-ja është vendi i goditur më së keqi nga pandemia, ku mbi 390,000 amerikanë kanë humbur jetën nga COVID-19. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden është zotuar se në 100 ditët e para të mandatit të tij si president, do të administrohen 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq, planet e Bashkimit Evropian për vaksinimin kundër COVID-19 kanë hasur në vështirësi, pasi kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech kanë njoftuar se do të reduktojë përkohësisht shpërndarjen e vaksinave në Evropë. Pfizer tha se për të arritur cakun prej 2 miliardë dozave, do të duhet që të prodhojë më shumë vaksina, duke njoftuar se do të shpërndajë më pak vaksina në fund të janarit dhe fillim të shkurtit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi dëm prej miliona eurosh ndërmarrjes publike

11:15 / November 11, 2026

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë”, deputetja e PS Sara Mila flet pas daljes nga SPAK

11:02 / November 11, 2026

Debat në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës.

10:34 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.