Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ishin gjaku dhe mishi im”, djali i madh flet pas aksidentit me 4 të vdekur në Rrugën e Kombit

12:52 / January 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
77bd6cc2df90b2bad958bf937e2cd222 L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një familje shqiptare u shua tre ditë më parë, në një aksident të rëndë në Rrugën e Kombit. Aksidenti tragjik ka ndodhur në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip “Citroen” me targa 01-351-MH me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina është përplasur me mjetin kamion tip (MAN) me targa 04-406-HB me drejtues Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. E vetmja e mbijetuar është vajza 3-vjeçare, Violeta.

Shoku është mjaft i thellë në Schaffhausen të Zvicrës, ku jetonte familja. “Ndjehem si në një film të keq horror!” ka thënë Mirsad Avdija 26 vjeç për gazetën “Blick”.

Ai është djali i madh i Blerim Avdijajt 51-vjeçar, që humbi jetën në aksident. Në aksident humbi edhe bashkëshortja e dytë e Blerimit, Anjeza 34 vjeçe, si dhe vajza e tyre Medina 6 vjeçe dhe Klejidi 11-vjeçar, djali i Anjezës nga martesa e parë.

“Të gjithë i doja shumë, Klejdi ishte si gjaku dhe mishi im”, thotë Mirsadi. Të dielën e kaluar ai e kishte dërguar familjen për në aeroport.

“Babai im donte që të vegjlit, që ende po jetonin në Shqipëri, t’i merrte në Zvicër. Ai ishte aq i lumtur që po i shihte sërish”, tregon 26-vjeçari. “Ishte shoku im më i mirë. Ende nuk po mund të mendoj qartë”.

Mendohet se familja që ishte në Citroën donte të parakalonte tjetër, por është përplasur në mënyrë fronte me një kamion.

Violeta e vogël ende po lufton në spitalin e Traumës në Tiranë. “Ajo është lënduar rëndë, por të premten ka folur disa fjalë. Mjekët janë optimistë se ajo do të shërohet”, thotë Mirsadi.

Varrimi i të ndjerëve pritet të bëhet sot në Prishtinë. Shokët e Blerim Avdijajt ende nuk po mund ta kapërdijnë lajmin e rëndë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.