Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pëson aksident dhe merr 250 mijë euro, Lefteri: Mi hëngri lekët gruaja…

19:12 / January 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hyseni dhe Lefteri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të ftuar në “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër, Hyseni dhe Lefteri. Hyseni nga Berati tregon se dikur kanë blerë një shtëpi në Kuçovë dhe i zbriti prindërit nga Tomori në qytet. Tani vëllai i tij Lefteri do të shesë shtëpinë sepse në 2005 ka pësuar një aksident në Greqi dhe duhet të paguajë borxhet në spital. Hyseni nuk dëshiron të shesë shtëpinë sepse thotë që prindërit e tij do ngelen jashtë. Përgjegjës për periudhën kur Lefteri ka bërë aksident ka dalë baxhanaku dhe Hyseni i cili jetonte po ashtu në Greqi, është prekur që zgjodhi baxhanakun në vend të vëllait.

Baxhanaku i mori lekët dhe nuk pagoi borxhet që Lefteri kishte në spital, madje Lefteri tregon se e braktisi dhe gruaja duke i marrë 30 milion lekë. Tani nuk ka mundësi t’i paguajë këto borxhe sepse merr vetëm 100 mijë lekë kemp. Nga ky aksident Lefteri ka marrë 200 mijë euro dëmshpërblim por nuk ka asnjë para sepse ia ka marrë baxhanaku.

Eni Çobani: Ku është e gjithë kjo pasuri?

Lefteri: Ma ka marrë baxhanaku. Kam blerë dy shtëpi dhe 7 dynym tokë në ankand në 2014.

Eni Çobani: Me 200 mijë euro të blesh dy shtëpi në Kuçovë, nuk ma merr mendja që mbarohen paratë.

Lefteri: Po mi hëngri gruaja moj mi hëngri gruaja, ku di unë çfarë ka bërë ajo, më ka mashtruar. Brenda muajit bënë shtëpitë e vëllezërve.

Hyseni: Ka marrë 200 mijë euro, pagoi avokatin dhe baxhanakun atje, kur bëhet gjyqi në Greqi ka marrë 200 mijë euro ai dhe 150 mijë euro prindërit e mi. Ato 200 mijë nuk po t’i kërkoj, unë po kërkoj lekët e prindërve.

Lefteri: Pse më prure ti mua këtu, unë kam hallet e mia andej.

Hyseni: Çfarë halle ke ti more, ik mbytu ku të duash. Unë s’po të kërkoj lekët që hëngre me gruan, unë po kërkoj 150 milion të prindërve. I bleve një palë shtëpi atje dhe tashi do i shesësh prapë ti, po s’të le unë.

Lefteri: Do iki në Greqi të paguaj spitalin, të lidh Kemp andej.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Fundjavë me temperatura të larta

12:15 / September 4, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj’, Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit

11:17 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.