Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shpëtim Idrizi në protestë me PD-në, deputetët e PDIU me Ramën

22:56 / February 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Idrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protestës së opozitës ditën e nesërme do i bashkohet edhe një nga partitë më të reja opozitare, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet,ndërkohë deputetët e këtij subjekti politik janë në krah të kreut socialist Rama. PDIU i bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të protestojnë kundër qeverisë e cila sipas saj po shkreton Shqipërinë, po varfëron qytetarët si dhe nuk jep mundësi në çdo fushë por ndërkohë i kërkon shqiptarëve të protestojnë me dinjitet dhe të kërkojnë llogari.

Deklarata e plotë e PDIU 

“I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë që nesër, më datë 16 Shkurt të protestojmë  kundër :
Qeverisë që po e shkretëton Shqipërinë nga Shqiptarët; 380 mijë Shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në 4 vitet e fundit , në 5 të rinj, 4 duan të largohen; 
Kundër varfërisë dhe rritjes së kostos së jetesës për çdo familje shqiptare;
Një qeverie që i ka hequr dinjitetin njerëzor 60 përqind të Shqiptarëve që duhet të jetojnë me 500 lekë në ditë për familje; 
Kundër arbitraritetit të një shteti etatist që e sheh sipërrmarjen dhe biznesin e vogël si kulak e jo motorrin e ekonomisë;
Kundër një qeverie që ka 44 strategji kombëtare dhe asnjë prioritet për një ekonomi që orientohet drejt prodhimit;
Kundër arrogancës së një qeverie që nuk është aty për të shërbyer, por që shtetin ligjor e ka zëvendësuar me pushtetin e një njeriu;
Arrogancës, që mundin dhe taksat e Shqiptarëve i çon në duart e 5 oligarkeve;
Një mazhorance që është aty me vota të vjedhura e të trafikuara, e që është qartesisht në ilegjimitet të plotë;
Kundër një qeverie që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe kriminalizoi ekonominë shqiptare;
Një qeverie që nuk i mundëson studentëve të kenë mundësi shkollimi dhe akses të barabartë në dije, aq të nevojshme për kapitalin njerëzor;
Një qeverie që nga shëndetësi falas u ofroj Shqiptarëve mungesën e shërbimeve më bazike në shërbimin shëndetsor, duke i lëne në mëshirë të fatit;
Boll më me Shqipërinë, demokraci jo funksionale e në mungesë të shtetit ligjor;
Ne jemi pjesë e Europës dhe e duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Nesër të protestojmë si qytetarë me dinjitet, sepse vetëm një qytetar me dinjitet është një qytetar që reagon dhe kërkon llogari;
Nesër është dita që qytetarët të kërkojnë llogari!”

pdiu proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.