Policia e Tiranës bën të ditur se është vënë në pranga një 58-vjeçar pasi duke thyer rregullat anti-COVID kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë në momentin e ndërhyrjes në lokal është gjetur dhe një sasi kokaine
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 58 vjeç. Bazuar në informacionet e marra se ky shtetas, në kundërshtim me masat anticovid, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, është organizuar puna për të dokumentuar këtë veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit B. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, njofton policia.
