Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plas debati në Kuvend, Gramoz Ruçi përplaset me deputetin: Avash, 1 minutë…!

17:53 / January 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci gjoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka filluar me debat sesionin e ri parlamentar, që është edhe i fundit i kësaj legjislature. Në fokus ka qenë dhe marrëveshje për të sjellë vaksinën kundër koronavirusit.

Për deputetin Ralf Gjoni kjo është një tallje e ekzekutivit, pasi nuk ka bërë transparente marrëveshjet, që i kushton miliona lekë buxhetit. Por, në sqarimin e tij, kryeparlamentari Ruçi u shpreh se marrëveshja është bërë publike në Konferencën e Kryetarëve dhe është kërkuar që t’u jepet edhe deputetëve.

Pjesë nga diskutimet në Kuvend

Ralf Gjoni: Ky ekzekutiv nuk mund të tallet në këtë far feje me Parlamentin. Po kërkoj në rendin e ditës tekstin e akteve normative, asnjë shenjë. Deputetët e Kuvendit nuk mundet të shprehen me votim, bazuar thjesht në tituj të lexuar nga kryetari i Kuvendit. Keni kaluar nga debati i madh i vitit të kaluar me ministren Manastirliu për vaksinën Covax, e cila nuk e di se ku po fshihet, se nuk po shohim asnjë gjurmë të saj, në disa vaksina klandestine, deri në marrëveshjen teksti i së cilave mungon. A ka mundësi të ketë transparencë, sepse kemi përgjegjësi të madhe si deputetë për të votuar shuma të mëdha në buxhet për vaksinat, por procedurat duhet të bëhen transparente. Ndryshe po e kthejmë shtetin në një çerdhe.

Ruçi: Të lutem, avash, një minutë. Unë bëra një propozim. S’kemi të bëjmë me tallje të ekzekutivit dhe s’ka vend për ta thënë këtë. Më dëgjo, se unë të dëgjova. Të dy aktet unë i kam bërë publike në Konferencën e Kryetarëve, ku kam artikuluar fjalinë “nuk do të botohen”, por deputetët duhet të njihen absolutisht me to. Kështu që s’ka asgjë këtu për transparencë. Kjo është një kërkesë për të gjitha parlamentet dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë.

Gramoz Ruçi kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.