Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Goricë/ Në pranga doganierë e policë, lejuan mall kontrabandë

10:18 / January 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shcba 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy doganierë, dy punonjës policie dhe një tregtar janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Transportuesi” në pikën e kalimit kufitar të Goricës.

Sipas policisë ata kanë lejuar të kalojnë kontrabandë mallra ushqimorë pa dokumentacionin përkatës edhe pse në kamera dukej mjaft qartë se ata e kishin parë mallin

NJOFTIMI I SHÇBA

SHÇBA dhe strukturat e tjera ligjzbatuese arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 2 doganierë dhe 1 shtetas për kontrabandë e shpërdorim detyre
Veprimet në kuadër të operacionit “Transportuesi”
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese, SHÇBA kapi në flagrancë shtetasin N.N., pasi në aksin rrugor dogana Goricë–Diellas, pas kontrollit nga specialistët e SHÇBA Korçë, në mjetin e tij u gjetën sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore pa dokumentacion shoqërues.
Pas veprimeve të para hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, SHÇBA arrestoi në flagrancë punonjësit e policisë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”:
➡️ N/komisar P.B., 53 vjeç, Përgjegjës Turni në PKK Goricë;
➡️ Inspektor R.D., 53 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Goricë.
Arrestimi i tyre u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera është provuar se në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin N.N. është paraqitur në hyrje të RSH, nuk kanë ushtruar detyrën funksionale në vendin e shërbimit, duke lejuar kalimin e mallrave kontrabandë. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se punonjësit e Policisë, edhe pse kanë patur pamje vizuale të mallit, me mosveprim kanë favorizuar veprimet e kundërligjshme të punonjësve të doganës dhe këtij shtetasi për kalimin e mallit pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Në vijimësi të veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me DVP Korçë, Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
➡️ N.N., 39 vjeç, drejtuesi i mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”;
➡️ V.T., 45 vjeç, Përgjegjës Turni në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
➡️ K.Xh., 34 vjeç, Doganier në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.