Varianti i ri i koronavirusit që u shfaq në Kent vitin e kaluar është më vdekjeprurës sesa origjinali. Lajmin e ka dhënë kryeministri britanik Boris Johnson në një komunikim për mediat.
Ai tha në një konferencë shtypi në Downing Street: “Tani duket se ka disa prova që varianti i ri – që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në juglindje, mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.”
