Dy shqiptarë janë arrestuar në qytetin francez të Bordeaux pasi dyshohet se janë autor të një vrasjeje të ndodhur në Spanjë.
Sipas mediave vendase, dy shqiptarët e moshës 27 dhe 29 vjeç kanë sulmuar me thikë dy bashkëatdhetarë, njëri prej të cilëve u godit gjashtë herë me thikë në gjoks dhe shpinë, ndërsa tjetri në këmbë.
I pari u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Garda Civile e Cantabrias në Spanjë po ndiqte dy të rinjtë, të cilët dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale.
“Ngjarja ndodhi pas orës 12 të së Mërkurës në një zonë parkimi kamionësh në Hoznayo. Të dyja palët mbërritën me automjete dhe gjatë përleshjes fizike, dy autorët e dyshuar nxorën thikat duke shkaktuar lëndimet e rënda,” thuhet në njoftimin e policisë.