Greqia do të hapë shkollat e mesme në 1 shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur Kavalanews, ku shkruan se ky vendim është marrë në bazë të vendimit të ekspertëve. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit, Niki Kerameos, i cili tha se pandemia nuk e ndalon dot edukimin. Ajo gjithashtu theksoi se të gjithë nxënësit që do të kthehen në shkolla duhet të respektojnë masat anti-Covid.
“Pas një rekomandimi pozitiv nga komiteti i ekspertëve, shkollat e mesme do të rihapen më 1 shkurt. Studentët do të jenë në gjendje të kthehen në klasa. Pandemia nuk e ndalon edukimin. Sot kalojmë në hapin tjetër, hapjen e shkollave të mesme dhe liceut. Të gjithë mezi presin të kthehen, por duke respektuar masat, të mësojmë të sigurt”,tha ajo.
