Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ai ka bërë betimin për flamurin e kushtetutën

15:03 / January 24, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
140360869 5063397317036225 645488595746351607 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Bejdo Malo

Të jemi krenarë për autoritetin, fisnikërinë, guximin për ta parë në sy të vërtetën, aftësinë për të treguar pa frikë të vërtetën. Të bën ta respektosh për atë që thotë shkoqur shqip dhe qartë atë që ka ndodhur më 21 janar 2011. E ka parë, e ka ndjerë, e ka fotografuar, e ka sistemuar në kujtesë dhe subkoshiencën e tij pa i lëvizur asnjë presje. Kompetent për atë që thotë duke qënë shumë herë më cilësor se çdo politikan, çdo gardist, çdo polic e çdo gjykatës. Në një rrëfim brenda 60 minutave e rindërtoi 21 janarin e 2021, si një gazetar, si një historian, si një konstitucionalist, si një oficer i karrierës, por edhe si një krybashkiak shumë skrupuloz. Me saktësinë matematikore me aftësinë e një gjyqtari të vrapimit 100 metra ai e kronometroi çdo sekondë e çdo minutë të 21 janarit 2011, me aq shumë saktësi e korrektësi sa të habiste.

I lirshëm në të folur, elokuent, pa pikë emocioni, i dashuruar dhe nga kamera e televizionit ai solli për 21 janarin e 2011 ato fakte që mungonin, që kishin 10 vjet që ishin mistere që ishin thashetheme, që ishin akuza dhe kundër akuza që ishin kërcënime dhe procesit gjyqësor ndaj tij por që doli faqebardhë. Ai është një akuzë e madhe për ne median që ishim atje që e pamë, që e fotografuam e filmuam, fshehëm kasetat nëpër xhepa, u bëmë tifozë, u ndamë sipas partive pa guaxuar ta shikonim të vërtetën në sy. Ai është një trasparencë si drita e diellit për të gjithë politikën shqiptare, se si duhet thënë e vërteta si duhet mbrojtur ajo dhe kur ke prangat në duar dhe kur vuan në qeli padrejtësisht dhe se si e drejta të nxjerr në dritë dhe të bën dhe kryetar bashkie dhe u bën nder banorëve të Burrelit duke u sjellë një djalë vendi, një oficer brilant, një djalë të lexuar të mençur të matur që duket që ishte nga një vend mbretëror. Ai është një model për prokurorinë, për gjykatën se se si duhet të jenë të përgjegjshëm për të këmbëngulur për të vërtetën, si ta ruajnë atë, si ta mbrojnë për të mirën e çdo shqiptari. Ai ishte i thjeshtë me të treguar kuvendar si një plak 100 vjeç, i rëndë në fjalë si një president vendi. Ai e tregoi të vëtetën duke na vënë me shpatulla për muri.

Duke na thënë. E vërteta është e shënjtë. Rron përjetësisht. Thuhet pa frikë. E kam fjalën për Agron Malaj kryetarin e Bashkisë së Matit edhe pse me ato që thashë më sipër ju që e lexoni e keni kuptuar. Agron Malaj një burrë me këmbë në tokë, një familjar i mrekullueshëm askënd nuk tradhëtoi në atë që tha përkundrazi të gjithë i letëhtësoi nga akuzat dhe kundër akuzat që i rëndonin. Meritë e PS që ka ditur ta bëjë pjesë të kauzës dhe betejës së saj një djalë të tillë. E ripashë pesë herë intervistën e tij. Të pesta herët më dukej më bindëse më e qartë më e saktë. Si hiqje dot anjë presje skishte anjë qime për ti shkundur. Ishte fund e krye e vërteta, larg gazetarucëve, larg gjithçkaje. Ai është një oficer që ka bërë betimin për Shqipëerinë, për flamurin, për kombin dhe e mbajti. Ai është një kryetar bashkie që është betuar para kushtetutës dhe e mbajti. Ai është shumë serioz. Agron Malaj nuk la asnjë gjë pa thënë për 21 janarin e 2011. Ajo është e vërtata lakuriqe që sa u nisën 12 specialet nga garda, çfar bënë për orë të tera në bulevard e deri sa u kthyen. Çdo detaj ai e risolli realisht. Ai është 21 janari 2011 që tha Agron Malaj. Ai përsëri e përsëri do ta thotë njësoj se nga ai brumë është gatuar. Lëshohen gazetarucë dhe politikanë të mjerë dhe bëjnë shkrime duke e anatemuar. Po tani që e dëgjuat live nga goja e tij të vërtetën duhet të skuqeni e t’ju vijë turp për atë që tha ai. S’ju la ju gazetarucë të gënjeni më tej. U vuri postbllok. U tha të vërtetën. U zhveshi lakuriq në bulevard 10 vjet më vonë. Shumë mirë bëri i lumtë goja. Edhe më skeptikët janë me Agron Malajn.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, por mbetet non grata në Tiranë

18:00 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.