Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Krijohet Regjistri Kombëtar i Testamenteve! Nuk do mbahen më vetëm nga noterët

17:51 / January 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
testament 617x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Testamentet dhe dëshmitë e trashëgimisë tashmë nuk do ruhen vetëm në arkivat e noterëve, por në një regjistër kombëtar. Kanë hyrë në fuqi tashmë ndryshimet ligjore që përcaktojnë se Noterët në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë përdorin Regjistrin Kombëtar të Testamenteve dhe Regjistrin Kombëtar të Dëshmive të Trashëgimisë, për regjistrimin respektivisht të të gjitha testamenteve ose të dëshmive të trashëgimisë ligjore apo testamentare. Testamentet nuk do ruhen më vetëm në formatin fizk nëpër zyrat noteriale por edhe në regjistrin kombëtar.

Regjistri Kombëtar i Testamenteve dhe Regjistri Kombëtar i Dëshmive të Trashëgimisë janë pjesë përbërëse e sistemit elektronik të Dhomës Kombëtare të Noterisë.

Sistemi elektronik i Dhomës dërgon për regjistrim, në kohë reale, në sistemin elektronik të regjistrit noterial shqiptar, të gjitha aktet noteriale që regjistrohen në Regjistrin Kombëtar të Testamenteve dhe në Regjistrin Kombëtar të Dëshmive të Trashëgimisë, sipas rregullave të

caktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, për mënyrën e ndërlidhjes, nivelin e aksesit dhe të bashkëveprimit të sistemit elektronik të Dhomës Kombëtare të Noterisë me bazat e tjera të të dhënave.

Ministria e Drejtësisë ka akses të plotë në informacionin që prodhohet, regjistrohet dhe administrohet në regjistrat përkatës, në rolet: a) lexues; b) auditues; c) monitorues; ç) të prodhimit të statistikave përkatëse.

Aksesi, sipas vendimi, siguron që Ministria e Drejtësisë të mbikëqyrë në kohë reale, përdorimin dhe aksesimin e regjistrave përkatës.  Noteri, si përdorues i sistemit elektronik, ka të drejtën e aksesit në të gjitha testamentet dhe dëshmitë e trashëgimisë ligjore apo testamentare, që regjistrohen prej tij në regjistrat përkatës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Ministri i Financave, Malaj: Pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi

12:01 / September 3, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.