Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kobina: Nuk e them dot që Tirana është për titull. Do më pëlqente të kthehesha

08:39 / January 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kobina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vinful Kobina do të dëshironte që në të ardhmen të kthehej përsëri për të luajtur te Tirana. Futbollisti u largua nga bardheblutë në fillimin e këtij sezoni për të nisur një etapë të re të karrierës në Egjipt. Një zgjedhje që e qajnë ende tifozët bardheblu, të cilët e kishin parë atë të bënte diferencën në shumë ndeshje të sezonit të kaluar.

Në një intervitsë në “Zona Gol”, kobina tregoi ndryshimet mes dy kampionateve, si e ka parë nga larg Tiranën dhe cilat sipas tij janë problemet që kanë larguar kaq shumë ekipin nga kreu i rendijes.

“Ndjehem mirë, është një skuadër e re, një qytet i ri, një shtet i ri, një sfidë e re për mua. Por deri tani gjithçka është mirë, uroj që gjithçka të vazhdojë mirë.

Në Egjipt luajnë lojë më fizike, bëjnë shumë presing. Edhe në Shqipëri ka presing, por u pëlqen të luajnë më shumë topin. Kurse këtu ka më shumë kontakt, është një kampionat i vështirë.

Derbi? E kam parë. Nuk më pëlqeu që humbi Tirana, por është derbi, çfarë t’i bësh? Mendoj se luajtën mire. Por në fund jam i bindur se do të jetë gjithçka në rregull ka shumë të rinj në skuadër dhe u duhet kohë.

Problemi i Tiranës? Lojtarë të rinj, trajner i ri, nuk dua të hyj në detaje, por është futboll e gjera të tilla ndodhin. Trajneri i ri duhet të rregullojë disa gjëra. Problemi është se ka shumë lojtarë të rinj dhe duhet kohë të njihen. Ne fituam kampionatin dhe pritshmëria është e lartë dhe për këta të rinj të përshtaten nuk është e lehtë. Meqë janë kampionët, çdo klub që luan ndaj Tiranës është shumë i motivuar. Janë në vështirësi, por kanë lojtarë me eksperiencë që mund të ndryshojnë situatën, çdo gjë mund të ndodhë, por unë kam besim te ata.

Tirana përsëri kampione? Nuk dua të them asgjë, por do të jetë shumë e vështirë se e kam parë Vllazninë dhe po luan shumë mire. Tirana mund të arrijë vendin e dytë apo të tretë, nuk ka shumë diferencë dhe nuk është shumë e vështirë, me pak korrigjime mund të shkojë atje. Por nuk mund të them se do të mund të fitojnë titullin kampion.

Largimi nga Shqipëria nga çështja e pasaportës? Jo, ishin situata të tjera. Nuk kishte lidhje me çështjen e pasaportës, nuk dua të flas për këtë.

Do të më pëlqente të kthehesha përsëri. Më pëlqen Shqipëria, kampionati, më pëlqente Tirana e “Fanatics”. Do të më pëlqente të kthesha dhe të mbaroja diçka të lënë përgjysëm”, tha Kobina.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.