Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mërzitet Greqia: Poshtërim i paparë, ne prisnim investime në Kretë, paratë shkuan në Durrës

18:09 / January 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi arabi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëveshja 2 miliardë euro e qeverisë shqiptare me kompaninë e Emirateve të Bashkuara Arabe “Emaar Group” për transforminin e Portit të Durrësit, ka ngjallur reagime së fundmi në Greqi.

“Newsbreak” i ka dedikuar një shkrim këtij lajmi, duke e titulluar “Poshtërim i paparë: Në vend të Kretës, Emiratet investuan në Shqipëri!”, shkrim i cili më pas është shpërndarë në disa media të tjera.

Në artikull shkruhet: “Udhëtimet e kryeminstrit Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrit të ndjerë të Zhvillimit Adonis Georgiadis në Emiratet e Bashkuara, ishin për argëtim. Kujtojmë se ministri i bëri një foto llambadarit. Greqia regjistroi një dështim historik, në një moment jashtëzakonisht kritik, ku të gjitha faktet ishin në favor të saj. E pritëm në Kretë, por investimi shkoi në Shqipëri”.

Pak ditë më parë, themeluesi i “Emaar Group”, Mohamed Alabbar, i njohur si ndërtuesi dhe pronari i Burj Khalifa në Dubai, tha në një deklaratë se “ky investim pritet të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të Durrësit, duke e kthyer qytetin bregdetar në një nga pamjet më të bukura të Adriatikut”.

Në marrëveshje parashikohet transformimi i Portit të Durrësit në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet. Ndërkohë që për transportin e mallrave qeveria parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano. Në total, Emiratet e Bashkuara pritet të investojnë 2 miliardë euro.

Durrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.