Territori shqiptar do të paraqitet me kthjellime në pjesën e parë të ditës.
Por në pjesën e dytë të ditës do të ketë vranësira të pakta të cilat do të sjellin reshje të izoluara shiu në JugPerëndim. Ndërsa në skajin verior priten reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 9°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verior-Veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.
