Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në pranga 4 punonjës të agjencive të udhëtimit, falsifikonin formularë COVID

08:47 / January 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Tiranes e1536863662494 770x391 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të cilët në sajë të agjencive të tyre të udhëtimit u siguronin formularë të falsifikuar të testit COVID-19 duke përfituar shumën 600 euro për person.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegtimi”.

Operacioni i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe elektronike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegtimi”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. V., 34 vjeç, G. K., 44 vjeçe, K. Ç., 32 vjeçe dhe P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026

Dosja e ndarë e Veliajt, gjykata e posaçme jep vendimet për disa të pandehur në 25 nëntor

15:45 / November 10, 2026

Erion Veliaj kërkesë Blendi Klosit dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së!

15:43 / November 10, 2026

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.