Dy fëmijë për pak kanë rrezikuar jetën duke rënë në Lumin Gjanica në Fier, por fatmirësisht janë shpëtuar nga një kalimtar i rastit.
Mësohet se të miturit e komunitetit romë kanë qenë duke luajtur në anë të lumit në momentin kur kanë rënë por u pikasën nga kalimtari. Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
