Policia e Fierit bën të ditur se një 16-vjeçar do të jetë në hetim tashmë pasi ka vjedhur në zyrën e drejtoreshës së shkollës një sasi parash.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një prej shkollave 9-vjeçare të Fierit, dhe hetimet nisën pas denoncimit të vetë drejtoreshës për mungesën e lekëve.
“Gjithashtu, u bë e mundur edhe zbardhja e vjedhjes së një shkolle 9-vjeçare në Fier, ku u procedua penalisht autori i dyshuar, shtetasi K. Gj., 16 vjeç, i cili në datë 18.11.2020, ka vjedhur një sasi të vogël lekësh në zyrën e drejtoreshës”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.
