Një 5-vjeçar është përplasur mesditën e të enjtes nga një makinë në fshatin Çermë Sektor të Divjakës.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, i mituri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, në komisariat është shoqëruar drejtuesi i mjetit XH.L., 54 vjeç për të kryer veprimet procedurale.
NJOFTIMI PARAPRAK
Divjakë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:10, në fshatin Çermë Sektor, Divjakë, shtetasi Xh. L., 54 vjeç banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. L dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
