Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Napoli kalon në Kupë, por Gatuzon nuk e mbajnë nervat: Jam në gjendje të drejtoj edhe në Kuvajt

09:49 / January 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gatuso
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rino Gatuzon nuk e mbajnë më nervat. Trajenri duket se është mërzitur nga zërat e vazhdueshëm rreth largimit të tij dhe se duhet të japë dorëheqjen. Ndaj pas sfidës që ekipi fitoi me shifrat 4-2 ndaj Specias, duke kaluar në gjysmëfinale, tekniku nuk u kursye para kamerave.

“Më bezdis që në mënyrë sistematike më bëhet pyetja nëse duhet të jap dorëheqjen. Nuk e kuptoj pse nuk ia bëjnë këtë pyetje edhe të tjerëve. Unë dhe stafi im po derdhim gjak nga mëngjesi deri në darkë, Nëse rezultatet nuk u pëlqejnë drejtuesve, unë jam një i punësuar dhe gjykohem nga rezultatet. Nuk e kuptoj se pse çdo herë duhet të dëgjoj që Gatuzo duhet të japë dorëheqjen. Unë do të qëndroj këtu. Kam katër vite në Serinë A dhe nuk thoni asnjëherë që është gjysmëfinalja e katërt që arrij. Përse nuk e thoni? Por jam mësuar tashmë, edhe si futbollist ishte kështu”, ishte shpërthimi i Gatuzos i cili nuk e ndali vrullin e tij para kamerave të RAI.

“Duam të arrijmë mes katërt të parave pasi grupi që kemi vlen. Do të dëshiroja ta shihja Interin pa Lukakun e Lautaron. Te ne Osmihen ka luajtur vetëm 6 ndeshje, Dries mungon që nga ndeshja me Interin. Na mungojnë aktualisht në sulm lojtarë që mund të na japing një ndihmë të madhe.

Jemi në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë e duket sikur nuk kemi bërë asgjë. Nëse fitojmë ndeshjen që duhet rikuperuar me Juventusin, mbërrijmë në vendin e tretë në kampionat. E di që është e vështirë këtu, e dija që në fillim. Por jam një burrë i fortë dhe nuk dëshpërohem lehtë. Mua askush nuk më ka dhuruar asgjë. Mund të bëjmë edhe më shumë, por unë nuk merrem me llafe. Jam i aftë të drejtoj në Kuvajt pa asnjë lloj problemi”, ishin fjalët e trajnerit të napolitanëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.