Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrëfimi i të moshuarës që tentuan ta grabisnin: Vajza më kërkoi një gotë ujë

12:51 / January 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepia moshuara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lume Zela është e moshuara e cila ra pre e dhunës së dy të rinjve gjatë natës të cilët tentuan ta grabisnin. 64-vjeçarja ka rrëfyer për mediat se ishte vetëm në banesë kur 16-vjeçarja Kristina Beqiri trokiti në derë dhe i kërkoi ndihmë për një gotë ujë me pretendimin se ishte e sëmurë.

Pasi Zela e ftoi vajzën në banesë 16-vjeçarja e spërkati atë me spraj lotsjellës në fytyrë dhe teksa e dhunonte e kyçi në një nga dhomat e shtëpisë. Në banesë besohet se hyri edhe i dashuri i vajzës,18-vjeçari Julian Kiptiu dhe të dy kontrolluan nëpër dhoma për sende me vlerë, por pasi nuk gjetën gjë u larguan prej aty. Zela mundi të dalë nga banesa duke thyer xhamin e dritares dhe më pas njoftoi policinë.

“Siç i re derës ti dhe unë dola. Aman më tha se jam lodhur, jam sëmurë tha. Mundësisht një gotë ujë. Posi jo i thashë unë. I dhashë ujin. Futi duart në xhepa. Pa marrë gotën më drejtoi sprain, më kapën duart e më futën duart në fyt, më tërhoqën zvarrë, më çuan tek dhoma. Hidhnin valixhet, thashë çfarë po kërkojnë. I thashë çfarë kërkon, as të njoh e as më njeh, pastaj ikën se si duket i thërriti dikush”, rrëfeu e moshuara.

Policia prangosi 16-vjeçaren Kristina Beqiri dhe bashkëpunëtorin e saj 18- vjeçarin Juljan Kiptiu me akuzën “Vjedhje me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim si dhe sekuestroi sprain lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim vjedhjen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.