Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermani merr masa drastike, dalin rregullat e reja çfarë do ndalohet deri më 17 shkurt

19:51 / January 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria gjermane ka rënë dakord për futjen e kufizimeve të pashembullta dhe drastike të udhëtimit duke ndaluar udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe Irlanda të hyjnë në Gjermani,  në një përpjekje për të luftuar përhapjen e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit.

Udhëtarët nga Brazili dhe Afrika e Jugut janë ndaluar të udhëtojnë gjithashtu në Gjermani, deri më 17 shkurt. Ndalimi përfshin rrugët ajrore, trenat, autobusët dhe anijet.

Përjashtime do t’u jepen personave që janë rezidentë në Gjermani, shtetasve që po kthehen në Gjermani, si dhe udhëtarëve tranzitë dhe kategorive të si trafiku i mallrave, ose udhëtimet e nevojshme mjekësore, përfshirë transportin e personelit mjekësor, aeroplanët e ambulancës, transportin e organeve njerëzore për transplantim dhe arsye të tjera humanitare.

Ata që kërkojnë leje për të hyrë në Gjermani do të duhet të regjistrohen në polici tri ditë para mbërritjes.

Masat e jashtëzakonshme do të hyjnë në fuqi që nga e shtuna. Shtetet e BE kishin rënë dakord mbi masat e përbashkëta për të luftuar përhapjen e variantit më infektues, por Gjermania, e vendosur në qendër të Evropës në kufi me nëntë vende, këmbënguli se ato nuk shkuan siç duhet.

Vendet janë veçuar sepse ato njihen si vende ku mutacionet po përhapen në mënyrë më virulente.

“Përveç rregullave ekzistuese të provave dhe karantinës, një kufizim i përkohshëm do të vendoset në transportin e udhëtarëve nga vendet e caktuara si rajone me variante”, thuhet në rregullore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Bullgari/ Përfshihen në aksident mbi 70 automjete, 12 viktima dhe dhjetëra të lënduar

12:45 / November 10, 2026

BE planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese në internet

09:18 / November 10, 2026

Macronët padisin gazetaren në SHBA për shpifje: Pretendoi se Brigitte ka lindur burrë

21:59 / November 9, 2026

SHBA/ Kongresmeni republikan paraqet një mocion për të shkarkuar Hegseth: Lufta kundër Iranit nuk pati miratimin e Kongresit

21:18 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.