Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Guri i pafat i nënshtrohet operacionit, shoku i skuadrës i kushton dy golat

08:48 / January 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sezoni 2020-2021 është kthyer në një makth për Sindri Gurin. Ai që ishte seozni i cili do ta kthente lojtarin përsëri si protagonsti në futbollin belg e të siguronte kontratën e radhës në karrierën e tij, është transformuar në një eidicon për t’u harruar për shkak të problemeve fizike.

Një kalvar i gjatë vuajtjesh që ka nisur që me fazën përgatitore e ka bërë që sulmuesi shqiptar të lunate vetëm 26 minuta në këtë kampionat. Për here të fundit në fushë në fillimin e dhjetorit, problemet në gju e kanë lënë atë jashtë deri tani, ndërsa lojtari më në fund është keshilluar që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për t’i dhënë fund këtij kalvari të gjatë. Kështu ka ndodhur në këtë javë, me futbollistin i cili ka kryer ndërhyrjen dhe shpresën që kur të kthehet përsëri në fushë, të mos vuajë më probleme të tilla.

Ndërkohë, te klubi i Ostendes, kolegu i tij në repartin e sulmit, Xhunior Sakala, ka vendosur që t’i shprehë solidaritetin e tij sulmuesit shqiptrar me një gjest shumë të bukur. Në ndeshjen e barazuar kundër Standard Liezh me shifrat 2-2, Sakala ishte autor i të dy golave dhe ia dedikoi ato Gurit, duke shpalosur edhe fanellën e tij në fushën e lojës si pjesë e festimeve.

“Ai është si një vëlla për mua, më ka mbështetur që në fillim dhe qëndrojmë gjithmonë bashkë. Meqë iu nënshtrua operacionit, vendosa që t’i kushtoj këto gola”, tha Sakala para gazetarëve, duke shpjeguar gjestin e veçantë i cili është përshëndetur edhe nga vetë Guri në rrjetet saociale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.