Një 85-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e kësaj të shtune teksa ka rënë zjarr në shtëpinë e tij.
Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.20 në Golem. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
