Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Korçë tha ka marrë njoftim se Pfizer do të nisë furnizimin që të hënën.
Ai thotë se në momentin që nis furnizimi të ketë mundësi të shtrihet në mjekë e infermierë. Megjithatë Rama tha se krahas Pfizer, drejt finalizimit është marrëveshja me AstraZeneca. “Kemi marrë njoftimin nga Pfizer se do të fillojë furnizimi ditën e hënë. Do filloj me një sasi më të vogël se ajo e premtuara. Ndërkohë jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë. Padiskutim, në momentin që fillon furnizimi, do të shtrijmë më gjerë, për ju mjekët dhe infermierët.
Ne nuk e kemi lënë vetëm në dorën e Pfizer planin e vaksinimit. Jemi jo larg me Astra Zenecan. Ka dhe disa kompani të tjera. Kemi filluar kontaktet paraprake për të zënë radhën sepse kjo është një radhë e madhe”, tha kryeminiostri Rama.
Kryeministri Edi Rama foli për tre skenarë të përgatitur për vaksinimin ku janë tre kohëzgjatje.
“Si doza nuk do të kemi mungesa. I pari parashikohet për 4-5 muaj. Ministria e Shëndetësisë ka punuar me stafin intensivisht për të gjithë programin e trajnimit që do të merret me vaksinimin, se është pak specifik nuk është si vaksinat e gripit. Do pak informim dhe trajnim nga ana e vaksinuesve. Dhe skenari tjetër është 18 muaj dhe tjetri 22-24 muaj. Jam optimist se do jemi në rrugën e duhur dhe në këtë aspekt”, tha kryeministri.
