Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin me një premtim që kjo forcë politike zotohet ta bëjë realitet në 5 muajt e parë kur të vijë në pushtet.
Sipas Kryemadhit, programi i LSI do të rimbursojë 5% të vlerës së faturës për çdo blerjeje, gjë e cila sipas saj do të kthejë paratë në xhepat e shqiptarëve.
“Ne i kemi përgjigjet! Ju ftoj të njiheni me programin e rimbursimit 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje, prioritet për 5 muajt e parë të qeverisjes që do të kthejë para direkte në xhepat e qytetarëve, si dhe do të shtojë të ardhurat për investime që do të krijojnë punësim, rritje të pagave dhe mirëqenie në Shqipëri.”- shkruan Kryemadhi.
