Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi duke e kërcënuar një shtetas me pistoletë lodër i ka marrë atij telefonin.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit Xh. Sh., 21 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nën presionin e një pistolete loder i ka marrë telefonin shtetasit H. P. Gjatë kontrollit fizik u gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale”, thotë policia në njoftimin zyrtar.
