Ekspertja e Shëndetësisë në PD, Liljana Shyqyriu Ramasaçi ka publikuar një grafik të rasteve aktive për 10 muajt e pandemisë që krahasojnë Shqipërinë me vende të tjera të rajonit dhe Europës.
Sipas grafikëve të publikuar nga ajo që bazohen tek shifrat e rasteve aktive të COVID-19, në Kroaci, Bosnje, Maqedoni e Veriut, Itali apo Mal të Zi ka një rënie gjatë dhjetorit e janarit, vetëm në Shqipëri jo.
Sipas Ramasaçit tashmë prej 10 muajsh COVID-19 është ende jashtë kontrollit në Shqipëri, ndërkohë që bota parandalon përhapjen e infektimit me vaksinë, kurse Ministria e Shëndetësisë rrit pikat e testimit.
Po ashtu ajo nuk kursen as kritikat ndaj masave kufizuese, duke theksuar se ato janë joefiçiente përdersa pandemia është jashtë kontrollit.
Statusi:
