Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vjehrri ka tentuar të varë veten me litar, vëllai i nuses kërcënon dhe Eni Çobanin

19:17 / January 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan kanë qenë dy vëllezër të cilët kërkojnë të drejtën e pronësisë së shtëpisë që i ka lënë nëna e tyre trashëgimi.

Në vitin 2009 Kasemi ka marrë një kredi në vlerën 5 milion lekë të vjetra, deri në vitin 2016 Kasemi e ka paguar, nga 2016 dhe më pas ai thotë se ka pasur probleme familjare dhe nuk i ka paguar më. Ai nuk ka marrë asnjë njoftim apo kërkesë nga banka për të paguar pjesën tjetër të kredisë dhe në vitin 2019-2020 fillojnë procedurat e ankandit të banesës.

Kjo ka shkaktuar shumë debate në familje sepse sapo shtëpia ka dalë në ankand, ka qenë nusja e djalit të Kasemit, Hajria e cila e ka blerë. Ajo dëshiron që ta nxjerrë Kasemin nga shtëpia i cili ka marrë dhe urdhër mbrojtje sepse nusja thotë që është pronare dhe ai duhet të dalë përjashta, ndërkohë që shtëpia është e ’48-ës të Kasemit dhe Safetit .

Gjatë 8 viteve martesë me djalin e Kasemit, Hajria nuk ka vendosur asnjë tullë në shtëpi, madje ajo ka qenë e papunë dhe natyrshëm lind pyetja si e ka blerë ajo shtëpinë që kishte dalë në ankand dhe ku i gjeti lekët.

“Unë kam 1 letër këtu që do mi përgjigjet banka dhe përmbarimi. Për 1 milion e gjysmë lekë të papaguara nga zoti Kasem Jugu shitet banesa dhe e merr nusja e Gazmentit. Këtu them të drejtën ka habi sepse si ka mundësi që ofertuesi i parë qenkeni vetëm ju, nuk janë njoftuar të 6 fëmijët e Merhemes”, është shprehur Eni Çobani .

Nusja e Kasemit nuk ka preferuar të flasë në telefon dhe Eni Çobani tregon se asistentët e saj janë kërcënuar në telefon nga vëllai i Hajries. Ai shpesh herë e kërcënon dhe Kasemin dhe i kërkon të dalë nga shtëpia. Kasemi ka treguar se nga mërzia dhe presioni ka tentuar edhe të vetëvritet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.