Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shuhet mjeshtri i Radio Tiranës, bota e medias në zi

08:49 / February 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kristaq Katundi 612x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndahet nga jeta Mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, Kristaq Katundi. Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e tij ndërsa kolegë gazetarë e teknikë të RTSH kanë shprehur dhimbjen e tyre për mjeshtrin e montazhit të zërit.

Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerëson figurën e Katundit duke iu shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

“Ndahet nga jeta,Mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, KRISTAQ KATUNDI
Tirane me 1.02.2021
I njohur dhe vlerësuar si emblemë e audiomontazhit artistik, një emër të cilin rrallëkush mund të mos e ketë dëgjuar në realizimin teknik të Radiodramatizimeve të dikurshme të Radio Tiranës, bashkepunëtori i vyer Kristaq Katundi u nda nga jeta.
Me punën e palodhur, me aftësitë profesionale, realizoi teknikisht emisone të tilla si: Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike, Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radiopërrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij. Një mori regjistrimesh muzikore, Koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash, janë regjistruar e transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të operatorit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuaj çdo regjistrim prej vitit 1972-2014.
Do kujtohesh përjetë Kristaq Katundi, i përjetësuar në krijimin radiofonik.
Pushofsh në paqe MJESHTËR!
Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh ngushëllimet familjes Katundi dhe gjithë të afërmve të mjeshtrit të paharruar të radios shqiptare!
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptare”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026

Dosja e ndarë e Veliajt, gjykata e posaçme jep vendimet për disa të pandehur në 25 nëntor

15:45 / November 10, 2026

Erion Veliaj kërkesë Blendi Klosit dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së!

15:43 / November 10, 2026

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.