Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga vjedhja te kundërshtimi i policëve, shtatë të arrestuar në Tiranë

09:42 / February 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Tiranes1 657x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona për vepra të ndryshme penale. Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të vjedhë në biznesin e një shtetaseje. Me vete atij iu gjet dhe një dorezë metalike.

Ndërkaq, për vjedhje është arrestuar dhe një 33-vjeçare nga Bulqiza e cila ishte shpallur në kërkim.

NJOFTIMI

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 18 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, ky shtetas, më datë 31.01.2021, ka tentuar të vjedhë në biznesin e shtetases E. M. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, bënë ndalimin e shtetases M. H., 33 vjeçe, banuese në Bulqizë, të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me një muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. P., 26 vjeç, banues në Berat, pasi ka përndjekur një shtetase, për një periudhë 3-javore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S., 25 vjeç, pasi në rrugën “Koli Koçi”, ka ofenduar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës të policisë së rendit publik, për vendosjen e një mase administrative për parkim të gabuar të mjetit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K. H., 20 vjeç dhe A. I., 29 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

E. P., pasi në rrugën “Tre Dëshmorët” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.