Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas prezantimit të planit ekonomik të PD-së ka prezantuar dhe programin për shëndetësinë. “Të shërojmë njëherë vendin dhe pastaj të bëhemi mrië vetë” tha Basha duke shtuar se për këtë program ka punuar me ekspertët më të mirë.
“Kam punuar me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë. Një plan serioz dhe të zbatueshëm sepse vërtetë të gjithëve na ka ardhur në majë të hundës me premtime boshe. Me këtë plan do shërojmë Shqipërinë, do krijojmë kushte të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin. Sot angazhohemi se do të bëjmë ndryshm në shëndetësi që do të sjellë një jetë të shëndetshme dhe më cilësore”, tha Basha.
Ai prezantoi dhe pikat kryesore të këtij programi:
Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vetë do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni.
Spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.
Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret.
Në programin tone Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.
Në këto kohë të vështira ne e pamë, se pavarësisht se ishin lënë pas dore, ata ishin heronjtë tanë! Ata luftuan për ne, për të afërmit tanë, në vijën e parë! Dhe e meritojnë!
Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri.
Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane.
Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese që lë jashtë saj shumë medikamente për njerëzit dhe i detyrojnë ata të paguajnë nga xhepi.
Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes.
Programi ynë Shqipëria fiton Shëndetësinë ka në fokus dhe kujdeset për shëndetin e secilit prej jush dhe brezave që vijnë.
Pas fitores së zgjedhjeve do ta shërojmë vendin dhe të gjithë do të jemi më mirë.
Do të kemi kujdes shëndetësor më të mirë.
Do të kemi më shumë mjekë dhe infermierë në Shqipëri, në spitalet dhe qendrat tona shëndetësore.
Mjekët dhe infermieret nuk do ta braktisin më vendin, sepse me planin tonë Shqipëria fiton shëndetësinë, do t’ia vlejë të punojnë në vendin e tyre.
Dhe do të shpenzojmë më pak para nga xhepi për shëndetin dhe për mjekësinë!
