Pas një beteje dy mujore me COVID-19 ka humbur jetën një tjetër mjek. Dr. Muharrem Nonaj mbylli sytë në një spital në Turqi ku prej kohësh luftoi me virusin vdekjeprurës.
Lajmin e kanë bërë me dije djemtë e tij, miq, kolegë e të afërm në rrjetet sociale. Doktor Muharremi është babai i mjekut Bledar Nonaj, ish-drejtor i maternitetit “Mbretëresha Gerladinë” dhe kandidat i LSI për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit.
“Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”, shkruan mjeku në postimin e tij në rrjetet sociale.
“Doktor Muharremi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, për devotshmërinë dhe përkushtimin me të cilin i shërbeu banorëve të Skraparit”, shkruajnë miqtë në rrjetet sociale.
