Policia ka gjetur një armë zjarri automatik në makinën “Range Rover” që u gjet e djegur pak minuta pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier.
Dyshohet se automatiku është përdorur për ekzekutimin e 40-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit, ku Kastrati u qëllua në mjetin e tij tip Benz ML.
Ndërkaq, policia thotë se po vijon krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Lexo edhe- Vrasja në Fier, policia jep detaje: Autori u largua me një Range Rover
