Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Veliaj dhe Rama inspektojnë shkollat “Sami Frashëri” dhe “Murat Toptani”: Do të jenë gati për vitin e ri shkollor

18:40 / February 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama inspektuan punimet për rindërtimin e dy shkollave të kryeqytetit, të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019. Ata u ndalën në shkollën 9-vjeçare “Murat Toptani”, në Selitë, për të cilën Veliaj tha se kapaciteti i saj shkon nga 120 që ishte, në 360 nxënës me ndërtesën e re. “Shkolla e re do të ketë edhe parashkollorin e integruar, çka nuk e ka pasur me përpara. Do të shtrohet rruga me asphalt, për të urbanizuar gjithë zonën. Shkolla do të ketë mbaruar deri në fund të marsit, prandaj po mundohemi të kapim një pjesë të këtij semestri, që nxënësit t’i rikthejmë në shkollën e re. Në shtator do të jetë gati me të gjitha pajisjet, për vitin e ri shkollor”, u shpreh Veliaj.

Gjatë inspektimit të gjimnazit “Sami Frashëri”, kryebashkiaku shpjegoi se godina do të jetë dyfish më e madhe se e para. Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë në të dyja shkollat, duke vënë theksin te rritja e vlerës së pronës. “Qentë le të vazhdojnë të lehin, por shkolla do të ecë përpara. Rëndësi ka që kjo energji e re positive, që sjell projekti në këtë zonë, të sjellë një vlerë të shtuar edhe për fëmijët, edhe për prindërit. Çdo ndërhyrje e kësaj natyre, si te Bulevardi “Zogu I” apo në çdo zonë zonë tjetër, i rrit vlerën pronës”, tha Rama

Sami Frashëri veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Veliaj firmos rikthimin e Alban Dokushit në detyrën e sekretarit të përgjithshëm Bashkia Tiranë, pasi u shkarkua me urdhër të Ristanit/ Zbatohet vendimi i formës së prerë i Gjykatës

16:14 / July 13, 2026

Pas vendimit të Kushtetueses, avokati i Veliajt kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë

10:21 / July 8, 2026

Avokati i Veliajt: Pezullimi i afateve të paraburgimit është antikushtetues do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

13:54 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.