Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

PS zgjedh kandidate për deputete vajzën e ish-prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës

17:16 / February 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajza e ish prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana, do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në zonën e Rrajcës dhe të Prrenjasit. Për të çuar përpara kontributin e të atit në shërbim të vendit, Albana Hana u bë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste përmes platformës “Deputeti që duam”. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla prezantoi Albanën në fshatin e saj në Rrajcë

Albana Hana ka studiuar Shkenca Sociale dhe Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe mban gradën Master në fushën e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut në Evropën Juglindore nga Universiteti i Sarajevës dhe Bolonjës.

“Është nder për Partinë Socialiste që përfaqësuesin e vet për këtë zonë ta ketë Albanën. Është vajza e mikut të të gjithë Rrajcës, Xhevat Hanës.Për ata që nuk e dinë, Rrajca ka prodhuar burra e gra të shkëlqyera. Rrajca njihet për njerëz me reputacion të shkëlqyer dhe Xhevati ishte një nga ata njerëz që luftoi për drejtësinë e vërtetë në Shqipëri.

Albana do të jetë pjesë e listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Ka ardhur në bazë të një procesi që ne kemi nisur duke hapur dyert e PS, jo vetëm për njerëz që militojnë Brenda partisë, por edhe për njerëz me kontribute jashtë.
Në kuadër të procesit “Deputeti që duam” u krijua një derë për të dhënë kontribute, djem e vajza, burra e gra në fusha të caktuara, qofshin mjekë, mësues, sipërmarrës apo fermerë e jurist të shkëlqyer si Albana.Albana ka punuar në Ministrinë e Integrimit Europian deri kur Saliu e hoqi nga puna si vajza e Xhevat Hanës.”-tha Balla. Ish prokurori i ndjere Xhevat Hana ishte i vetmi qe arriti te dergoje para gjyqit dhe te kerkoje burg per 4 oficeret e SHISH, te akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e veprimtarit shqiptaro-maqedonas ne Kune Vain Lezhe!

xhevat hana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.