Megjithëse shumë në Shqipëri mendojnë se Bleona ka një karriere jo shumë të suksesshme në SHBA, por është më shumë një reklamë që ajo i bën vetës, ditë më parë kënga e fundit “I Don’t Need Your Love” e Bleona Qeretit mori kryesimin në top-listën e Billboard për zhanrin ‘dance club’, Po jo vetëm kaq, revista e famshme i ka kushtuar një artikull suksesit të këngëtares shqiptare.
Kryesimi i parë i këngëtares shqiptare Bleona (emri i plotë: Bleona Qereti) – thuhet në artikull kushtuar pozicionimit të saj në vend të parë me këngën “I Don’t Need Your Love”.
Më tej thuhet se kjo është kënga e katërt e shqiptares në top-listat e Billboard, pas debutimit të saj me këngën “Take It Like a Man” në vend të 31-të në vitin 2013.