Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përgjimet e Antimafias italiane dhe zbarkimi i dosjes voluminoze në Shqipëri, Klodiana Lala zbardh detaje të forta: Tre prokurorë shkojnë me urgjencë drejt Romës

15:19 / February 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme u bë me dije se ka ardhur dosja voluminoze nga Italia për përgjimet e bujshme të antimafias, ku dolën edhe emrat të politikanëve dhe zyrtarëve shqiptarë. Bëhet me dije se SPAK ka nisur hetimet.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” ka folur për hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ku ka pasqyruar shumë detaje të rëndësishme që kanë të bëjnë me personat e përfshirë në dosje.

Sipas Lalës, SPAK nuk është vonuar të nisë hetimet, por është vonuar ta shpallë atë zyrtarisht për shkak të mbledhjes së provave.

“SPAK i ka nisur hetimet që më 25 janar, e bën me dije 10 ditë më pas por mendoj që ka pas disa arsye. SPAK ka deklaruar se janë në komunikim të vazhdueshëm me palën italiane.. Rezulton se hetimi u cel një ditë fill pas publikimit të përgjimeve për disa akuza të rënda, si “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Arsyeja kryesore ka të bëjë me një strategji të SPAK kur ka dyshime për një vepër penale grupi hetimor mund ta vendosë ata në përgjim, t’i hetojë në terren, pra mund ta ketë bërë këtë brenda 10 ditëve.

Dyshimi i dytë lidhet me faktin se SPAK deri në ato momente nuk kishte dokumente. Prokurorët udhëtuan në drejtim të Romës dhe morën materialet e dosjes në Romë, një dosje voluminoze. Kujtojmë që në Katanzaro ka pasur hetime për 3 vite e gjysmë. Besoj që ka biseda të tjera të përgjuara që ne nuk i dimë. Nga informacionet që kam, prokurori i Antimafias ka zhvilluar një bisedë të gjatë me palën shqiptare. Dosja voluminoze me sa di është në dorë të SPAK. Diskutohej për njerëz konkretë, personazhe konkrete, flitet për takime të mundshme, ndaj po mblidhen materiale për tendera të ndryshme, kalime në TIMS. SPAK dje tha se ka indicie dhe dyshime të forta se zyrtarë shqiptarë, por edhe të huaj kanë kryer aktivitet kriminal në vendin tonë.

Me sa kam kuptuar SPAK është detyruar ta pranonte publikisht se kishte çelur hetim për shkak të presionit jo vetëm shqiptar por edhe ndërkombëtar,.Vetë ambasadori italian bëri një deklaratë pak ditë më parë se do ketë edhe përgjime të tjera.

Është lajm i mirë që e ka çelur një hetim, do ishte fyese për shqiptarët nëse nuk do të çelej. Qytetarët e presin një përgjigje nga SPAK edhe në këtë rast. Cdo prokurori duhet të reagojë sa herë ka indicie”,- tha Lala.

klodiana lala tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.