Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Angela Merkel dënon dëbimin të diplomatëve gjermanë nga Rusia: E pajustifikueshme

09:04 / February 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Angela Merkel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia njoftoi dëbimin e diplomatëve nga Suedia, Gjermania dhe Polonia, duke i akuzuar ata për

Kancelarja Angela Merkel ka dënuar dëbimin nga Rusia të diplomatëve gjermanë si një largim i mëtejshëm i Moskës nga shteti i së drejtës.

Rusia njoftoi dëbimin e diplomatëve nga Suedia, Gjermania dhe Polonia, duke i akuzuar ata për pjesëmarrje në protesta të paligjshme muajin e kaluar kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit Alexei Navalny.

“Ne e konsiderojmë këtë dëbim të padrejtë,” u tha kancelarja Merkel gazetarëve pas një video-konference mbi çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë me Presidentin francez Emmanuel Macron, duke shtuar se të dy kishin marrë njoftime për dëbimet e diplomatëve gjatë takimit.

Kancelarja Merkel gjithashtu tha se Gjermania ishte gati të vazhdonte sanksionet ndaj Rusisë, përfshirë edhe kundër individëve të caktuar, por tha se ishte një “detyrë diplomatike” të mbante të hapura kanalet e komunikimit me fqinjin e madh lindor të Evropës.

Ajo u tha gazetarëve se Gjermania do të mbantepër momentin” të njëjtin pozicion të sajin në favor të gazsjellësit Nord Stream 2, që kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës.

Projekti, i ndërtuar për të shtuar furnizimet e gazit rus në Evropë dhe për të anashkaluar Ukrainën, ka hasur në kundërshti nga Uashingtoni, i cili dëshiron të shesë gazin e tij në Bashkimin Evropian dhe të pakësojë mbështetjen e rajonit në furnizimet e energjisë nga Moska.

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan një rezolutë në janar duke bërë thirrje që blloku të ndalojë përfundimin e gazësjellësit Nord Stream 2 në përgjigje të arrestimit të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny.

Gjermania në të kaluarën ka thënë se nuk ka “asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes çështjes Navalny dhe projektit Nord Stream 2”.

Ndërtimi i gazsjellësit midis Vyborgut të Rusisë dhe Lubminit të Gjermanisë, i cili do të dyfishonte kapacitetin e linjës ekzistuese Nord Stream nga Rusia në Gjermani, u pezullua në dhjetor 2019 pas një kërcënimi të sanksioneve amerikane dhe tërheqjes së kompanisë ndërtuese, Allseas.

Për administratën e re amerikane të Presidentit Joe Biden, Merkel tha se “fokusi i saj i menjëhershëm” do të ishte Rusia, Kina dhe “pozicioni ndaj partneritetit transatlantik për këto sfida”.

Kancelarja gjermane gjithashtu mbrojti edhe një herë mënyrën se si evropianët bënë blerjen e vaksinave COVID-19.

“Vendimi për të porositur vaksina së bashku siç është Bashkimi Evropian ishte i drejtë,” tha ajo ndërsa pranoi se kapacitetet prodhuese të Evropës “nuk janë aq të mëdha sa e kishim menduar“./ VOA

Angela Merkel Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.