Mjeku Ilir Ohri ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. MOgerta Manastirliu ka ndarë foton e tij në rrjetet sociale duke deklaruar se është e lumtur që ai është sot më i mbrojtur teksa e vlerëson për kontributin e tij nën “mantelin” e bardhë.
“Jam e lumtur që prof. Ilir Ohri, mjeku i rrallë i frymëzues për disa breza të mjekëve anestezistë në Shqipëri dhe me një kontribut të paçmuar në shërbimin delikat të reanimacionit në #QSUT, është sot më i mbrojtur nga COVID19 pasi ka kryer dy dozat e vaksinës #antiCOVID në Stadiumin Air Albania”, shkruan Manastirliu.
