Në Shqipëri është folur shumë sidomos në dy vitet e fundit futbollistike për sistemin “VAR”, në mënyrë që të ketë sa më pak gabime arbitrare. Nga sa bëhet e ditur, sot në emisionin “Gol pas goli”, në “Supersport” u tha se që këtë sezon do të ketë sistem “VAR”.
Në fakt futja e teknologjisë edhe në futbollin shqiptar, sigurisht që do të shmangte akuzat e shumta pas ndeshjeve të klubeve për gjyqtarët, qoftë kur ata gabojnë edhe pa dashje.
Nga sa bëhet e ditur dhe sipas konfirmimit të FSHF-së, pritet që ndeshja e fituesit të kampionatit me atë të Kupës të luhet me sistetmin “VAR”…
