Kristiano Ronaldo ka lënë pas janarin e tij të turbullt dhe tashmë duket se po shfaqet përsëri në formën më të mirë, duke krijuar lojë e shënuar me vazhdimësi. Një formë që vjen në momentin e duhur për Juventusin, që ka nisur ngjitjen pak nga pak në tabelën e klasifikimit dhe tani e sheh veten në vendin e tretë.
Kapërcimi i Romës erdhi pikërisht në duelin direkt mes dy skuadrave në Torino. Juventusi u shfaq rrezikshëm dhe sulmoi që në minutat e parë duke gjetur rrjetën falë Kristiano Ronaldos pas asistit të Morata. Portugezi iu afrua edhe golit të dytë pak çaste më vonë, kur gjuajtja e tij e devijuar nga Kumbulla u përplas në traversë.
Roma u zgjua dhe krijoi disa raste të rrezikshme, me Mihktarian i cili u përpoq që të vinte në vështirësi Shçzesnjin. Por prapavija e Juventusit me në krye portierin ishte në një ditë të mirë dhe nuk i dhuroi asgjë kundërshtarëve. Më pas, në minutën e 69 erdhi episodi që vulosi ndeshjen, kur Kulusevski i sapofutur në lojë kaloi portierin dhe dha një asist për Ronaldon. Para se portugezi të shtynte topin në rrjetë, këtë e bëri Ibanez i cili realizoi në portën e tij për rezultatin 2-0 që nuk ndryshoi deri në fundin e sfidës.
Tani Juventusi gjendet 5 pikë larg Interit kryesues, por me një ndeshje më pak të luajtur dhe qattësisht, i përfshirë plotësisht në luftën për titullin kampion. /vipsport.al/
Juventus-Roma 2-0
13’ Ronaldo, 70′ (ag) Ibanez
