Aktori Bujar Asqeriu ka folur për që bëri rolin me Kryeministrin Edi Rama në filmin “I love Tropoja”. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 Asqeroi tha se gjatë xhirimeve ka shkëmbyer disa fjalë me Ramën, ku edhe kanë shkëmbyer disa ide.
Asqeriu u shpreh se Rama gjatë xhirimeve e kapluan djersët e ftohta për shkak të vështirësisë së pjesës që po luante. Më tej në fjalën e tij aktori, u shpreh se bëri edhe disa batuta me Kryeministrin në lidhje me filmin.
Nuk e mohoj, bëmë dhe një bisedë të këndshme. Se mua më kanë sharë dhe të PD-së dhe të PS-së, po mua nuk më bën fajde. Më kanë sharë dhe të PD-së, ja u ble, ç’janë këto. Ishte çik skenë e vështirë, Rama me gjithë mikun tim Bruno Shllakun më thirrën, e vura re që kishte shumë emocione dhe e mbulonin djersët, djersë të ftohta. Unë bëra shaka, i thashë po ti i mbarove hallet e qeverisë, dhe të ngelën rolet për të bërë. Më tha e kam hobi. Atë rol e bëri mirë, s’ka ndonjë gjë. Bëmë një bisedë dhe shkëmbyem disa mendime. Ai më dëgjoi me vëmendje”, tregoi Asqeriu.
