Pelivan Sinorrapaj nga Ballshi, i cili u dhunuar brutalisht nga shokët para 9 ditësh ka humbur jetën në moshën 57-vjeçare.
Pas plagëve të marra au u shtrua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht pas 9 ditësh përpjekje të mjekëve për ta shpëtuar Sinorrpaj nuk ia doli dot.
E gjithë ngjarja nisi si pasojë e partisë socialiste, ku mbrëmjen e 29 janarit Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokë.
Pasi kaluan disa orë duke konsumuar alkool, 57-vjeçari me tre shokët u konfliktuan për politikë. Në bisedë 57-vjeçari kishte lavdëruar Partinë Socialiste se i kishin futur bashkëshorten në punë. Nisur nga kjo shokët e tjerë me të cilën ishte i shoqëruar i ishin kundërvënë ku dhe më pas nisën konfliktet, që degraduan deri në dhunë.
Babai i tre fëmijëve u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë por mesditën e sotme ka ndërruar jetë. Ai do të përcillet nesër për në banesën e fundit. Ndërkohë, policia ka lënë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje tre personat të cilët dhunuan fizikisht për motive të dobëta 57-vjeçarin në Ballsh.
