Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çdo qark e ka një “ves”/ Elbasani alkoolin, Tirana kondicionerët kurse Lezha…

11:15 / February 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tirana Albania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

INSTAT në një raport të publikuar së fundmi ka nxjerrë në pah disa elementë që karakterizojnë çdo qark të vendit tonë. Raporti është për vitin 2019, ndërsa shpjegon secili qark ka nga një tipar për të cilin është dalluar nga të tjerët, qoftë ky tipar i interpretueshëm si pozitiv, negative, apo neutral.

INSTAT bën me dije se për vitin 2019, qarku i Elbasanit ka rezultuar si qarku në të cilin shpenzohet më së shumti për pije alkoolike dhe duhan. Për sa i përket Tiranës, midis një shumëllojshmërie zërash për të cilët mund të identifikohej, bie në sy si qarku me numrin më të lartë të kondicionerëve.

INSTAT tregon se sa i takon teknologjisë, Lezha është qarku me përqindjen më të lartë për njësi familjare, që zotërojnë pajisje shumë-funksionale si Iphone, Ipad, smart, etj. Si tregues kryesor për vitin 2019, qarku i Gjirokastrës ka numrin më të vogël të banorëve në familje, konkretisht 3 anëtarë për familje.

Korça rezulton një qark me jetesë “të kënaqshme”, duke u renditur qarku i dytë në Shqipëri për nga shpenzimet mesatare për konsum. Konkretisht, 82.224 lekë në muaj. Qarku i Fierit, është qarku me përqindjen më të lartë për njësi familjare, të cilat zotërojnë panele diellore. Sa i takon Dibrës, rezulton si qarku më “i apasionuar” pas blerjeve shtëpiake, me përqindjen më të lartë të shpenzimeve për grupin “furnizim me pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:00 / September 6, 2026

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, arrestohen të gjithë të dyshuarit! Në pranga edhe një emër i njohur i qytetit

12:40 / September 6, 2026

Pas Prishtinës e Dyseldorfit, mesazhi për ish-krerët e UÇK të hënën në “Times Square” në New York: Liri për çlirimtarët!

12:01 / September 6, 2026

Gjermani/ Sot zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhalt-it, AfD drejt një fitoreje historike

11:01 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.