Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Babai s’merrej me politikë”, sherri që i mori jetën 57-vjeçarit, flet djali: S’kam fuqi të marr hak

15:57 / February 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia naten
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërron jetë 57 vjeçari, Pelivan Sinorrapaj nga Ballshi.

Prej 9 ditësh ai qëndronte i shtruar në Spitalin e Traumës pasi u dhunua në mënyrë barbare nga shokët e tij për shkak të një sherri që nisi për bindje politike.

Mbrëmjen e 29 janarit, Pelivan Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokët, Fitim Zekaj, Festim Alimetaj dhe Ferdinand Meraj.

Sherri mes tyre kishte nisur brenda lokalit teksa ata ndodheshin nën efektiv e alkoolit.

Konflikti u zhvendos edhe jashtë, ku 57 vjeçari u qëllua me sende të forta dhe u la i gjakosur në mes të rrugës.

Dëshmitarët i thanë policisë se sherri mes tyre kishte nisur për politikë.

Pelivan Sinorrapaj ishte treguar mirënjohës që Bashkia e drejtuar nga Partia Socialiste i punësoi bashkëshorten në ndërmarrjen e pastrimit.

Djali i viktimës, Fatmir Sinorrapaj, në një deklaratë për mediat mohon që sherri të ketë nisur për politikë. Ai thotë se i ati kishte dalë për të blerë fruta dhe nuk ka qenë në gjendje të dehur.

Sinorrapaj kërkon që autorët të mbajnë përgjegjësi penale dhe gjykata t’i kthejë në qeli.

“Babai im nuk merrej me politike. Kur është kthyer për në shtëpi nuk ka pirë me këta persona, nuk ka qenë i pirë, por e kanë ngrënë në besë dhe e kanë vrarë. Këta kanë qenë duke pirë bashkë, dhe janë debatuar në lokal, duke ardhur në shtëpi e kanë goditur me shufra hekuri tre persona. Babai im ka vdekur, kamerat janë çdo është e filmuar. Më parë ka pasur konflikt me Ferdinandin, ne kërkojmë drejtësi. Vendi është i korruptuar, unë ja lë Zotit dhe perëndisë sepse vetë hak nuk marr dot”, shprehet ai.

Dy ditë pasi tre shokët e 57 vjeçarit u arrestuan, u liruan në Gjykatën e Fierit.

Togat e zeza caktuan “detyrim paraqitje” për Fitim Zekajn dhe “arrest shtëpie” për Festim Alimerkajn dhe Ferdinand Merajn.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas një grua teksa po kalonte rrugën

19:22 / September 3, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.